Një politikan i lartë shqiptar I.M rezulton të jetë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit thotë se ka arritur ta zbulojë këtë në një verifikim që ka bërë. Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ka vendosur ti kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoj ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lart dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më keq mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse kanë kaluar “filtrin” e atij që quhej Komisioni Mezini dhe me pas Bezhani pas vitit 1997.
Kjo klauzolë, duket se është vendosur qëllimshëm për ti dhënë legjitimitet, mos kontrollit të hollësishëm të dosjeve dhe mbrojtjen e shumë politikanëve të lart që kanë qenë pjesë e strukturave bashkëpunuese me Sigurimin e Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë, 26 korrik 2022 – Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar për qëllime të informimit të individëve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarinë e tij, bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore. Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave. Konkretisht: Verifikimi i zyrtarëve përpara emërimit në detyrë, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.”
Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti,me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat përinformim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesatindividuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin nëadministrim, siç rezulton nga verifikimi. Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje nëligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S.H, Xh. Sh.,D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.