“Fiskalizohuni ose do të përballeni me penalitetet, që parashikon legjislacioni tatimor në fuqi” Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiskalizohen, pasi nga 1 korriku bizneset, që nuk janë fiskalizuar do të përballen me penalitetet, që rrjedhin nga zbatimi i legjislacionit tatimor në fuqi!
“Rikujtojmë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit”, sqaron Administrata Tatimore, e cila vijon të informojë tatimpaguesit në kanalet e saj të komunikimit dhe më gjerë për të përmbushur detyrimet ligjore tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve risjell në vëmendje se për të filluar procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit duhet tё aplikojnё online për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit, përmes shërbimit elektronik në e-Albania “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691) ku shpjegohet çdo hap i procedures, që duhet të ndjekin për kryerjen e aplikimit me sukses!
Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se tatimpaguesit, që:
1) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
2) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;
3) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
4) Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.
mund të përdorin FALAS platformën Self-Care.
Sa i takon tatimpaguesve, që nuk përfshihen në kategoritë si më lart, Administrata Tatimore vë në dispozicion listën e kompanive softuerike tё certifikuara nga AKSHI dhe DPT pёr Fiskalizimin, sipas linkut https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara
Për çdo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Administrata Tatimore fton tatimpaguesit t’i drejtohen platformës Help Desk në faqen zyrtare http://helpdesk.tatime.gov.al, tё vizitoni faqen onlinё nё adresёn https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi apo tё kontaktojnë Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT.