Ujëvara e Grykës së Selckës, e ndodhur mes bukurive natyrore në zonën e Dropullit është kthyer në një destinacion turistik për vizitorët.
Kjo ujëvarë me gjatësi rreth 6 km është Monument Natyre në Shqipëri dhe ndan vargmalin Lunxhëri – Bureto.
Kjo luginë ndodhet në njësinë administrative Pogon, pjesë e Parkut Natyror ” Zagori”.
Sipas punonjësve të ADZM Gjirokastër, ujëvara ka vlera të larta shkencore gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe sportive dhe është një destinacion turistik fantastik për vizitorët që preferojnë këtë luginë.
Në disa segmente Gryka e Selckës ngushtohet shumë, aq sa merr formën e kanionit. Lugina është shumë e pasur nga pikëpamja floristike e faunistike ku spikatin shpendët, si: pëllumbat e dallëndyshet, që i kanë dhënë edhe emrin pjesës më të ngushtë të saj, Shkëmbi i Dallëndyshes.