Forcat pushtuese ruse mund të përpiqen të ndërmarrin ofensivën në drejtim të Zaporizhzhia ose të bëjnë një devijim në drejtim të Velika Novoselivka-Pokrovske dhe të përpiqen të rrethojnë njësitë e forcave të armatosura ukrainase.
Lajmin e bëri të ditur Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar në një konferencë për shtyp, duke shtuar se “nuk përjashtohet që, për këtë qëllim, njësitë e forcave pushtuese ruse në drejtimin e specifikuar të përforcohen nga të paktën pesë grupe taktike batalioni”.