Protestës së sotme të thirrur nga opozita do t’i drejtohet edhe personi me emër Uliks Elezaj.

I etiketuar si sipërmarrës në SHBA, ai do i drejtohet shqiptarëve me thirrjen për bashkim kundër vjedhjeve qeveritare, korrupsionit dhe abuzimeve, rrënimit të jetës së qytetarëve dhe ikjes masive të të rinjve.

Uliks Elezaj është djali i Agron Elezajt nga Kukesi. Në Kukes të gjithë e njohin, por duhet të dijë Shqipëria se kush “po i qan hallet”.

Uliksi(emer personazhi i aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu), ashtu si djali i artistit të madh jetoka në SHBA.

Por ndryshe nga Uliksi i Bekimit, Uliksi i Agronit jeton atje për shtatë palë qejfe me paratë dhe pronat, që sipas kuksianëve, thuhet se janë grabitur nga i jati Agron Elezaj.

Të gjitë kuksianët i dinë pronat e magazinat e Agron Elezaj, babai i Uliksit, të cilat, sipas tyre, janë grabitur.

Njera prej tyre tashmë sherben si fasoneri ku vetëm me paratë e qerasë Uliksi jeton pa punuar në USA.

Agron Elezaj(babai i Uliksit) me arsim “de facto” vetëm katër klasë fillore ka qënë për shumë vite drejtor i Ndermarjes së Rrugëve në Qarkun e Kukesit.

Të gjithë kuksianët e dinë se ku shkonin fondet për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ato shkonin kryesisht në sallat e bixhozit.

Kur Këshilli i Qarkut Kukes drejtohej nga Ibsen Elezi (baballarët vellezër me Agron Elezin) Ibseni tentoi të largonte Agronin nga drejtimi i Ndermarjes së Rrugëve për korrupsion të hapur, por ndaj Ibsenit, megjithëse e kishte kushëri të pare, është ushtruar dhunë.

Me gjithë insistimin e Ibsenit për t’i shkuar deri në fund problemit, Flamur Noka, asokohe deputet i Kukesit që thirrej me nofkën “Komandanti”, ka nderhyrë për të mbyllur çeshtjen.

Më parë se Uliksi t’u bëjë thirrje shqiptarëve për bashkim kunder vjedhjes, ai duhet të ndahet më parë nga babai i tij biologjik dhe t’iu kthejë pronat e grabitura kuksianëve të varfër, të kthejë paratë e grabitura nga babai i tj dhe nga e ema që merrte rrogën si folëse në Radio- Kukesi, nderkohë që jetonte në Amerikë.

Njerëzit e diskretituar tashmë kanë nxjerrë në skenë bijtë e tyre, pasi nuk dinë të bëjnë punë tjetër, veçse të grabisin përmes pushtetit.
Tema/