Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë. Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë.
“Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria!
I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time
Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët – aq më të mirë jeni edhe ju! Faleminderit”, shkruan Veliaj.
Home Lajme Aktualitet Veliaj takon ministren për Europën të Austrisë: Një mbështetëse e palëkundur e...