Shoferët të cilët nuk respektojnë kalimtarët në rrugët e bardha në kryeqytet janë tashme nën mbikqyrje edhe nga ‘Droni Edukues’.

Policia bën me dije se në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore, po kryhen kontrolle nëpërmjet ‘Dronit Edukues’ për shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.