Kryeministri Edi Rama nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku kanë inspektuar aksin më të ri që i është shtuar infrastrukturës jugore në Jug të vendit, atë Kardhiq-Delvinë.

Kjo rrugë e premtuar prej vitesh kushtoi 10 milionë euro dhe është e gjatë 33 km. Ajo shtë bërë sot e aksesueshme për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe do të shkurtojë udhëtimin drejt bregdetit të Sarandës dhe fshatrave turistikë të Jugut.

Ndërkohë në dalje të tunelit shumë të përfolur të Kardhiq-Delvinë ka folur edhe kryeministri Rama, i cili tha se më datë 7 korrik do të hapet plotësisht edhe Bypass-i i Vlorës.

Ai gjithashtu theksoi se do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier.

“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.