Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se pas votimit nga Parlamenti i Maqedonisë të propozimit francez, tashmë rruga e Shqipërisë është zhbllokuar drejt nisjes së negociatave për anëtarësim.
“Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez, duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë!
Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, shkruan ministrja Xhaçka. Të martën pritet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për çeljen zyrtare të negociatave.