Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ben me dije se 67 efektive dhe 7 mjete te emergjences civile jane angazhuar per shuarjen e flakeve ne Tole, zona e Krastes Kruje.
“67 efektivë dhe 7 mjete nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe Forcës Tokësore janë angazhuar për shuarjen e vatrës së zjarrit në malin Tole, në zonën e Krastës, në Krujë. Kjo vatër ishte fikur një ditë më parë, por sot janë aktivizuar vatra të reja. Në ndihmë të efektivëve ka shkuar edhe një ambulancë. Në zonë ndodhen edhe forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit nga Durrësi dhe Kruja si dhe punonjës të administratës vendore dhe vullnetarë.
Përsërisim edhe një herë thirrjen dretjuar qytetarëve të bëjnë kujdes me ndezjen e zjarreve, të lajmërojnë në kohë për vatrat që evidentojnë, në mënyrë që të parandalohet në kohë përhapja e tyre. Ligji parashikon dënim për ata që ndezin qëllimisht zjarre”, thuhet ne njoftimin e Peleshit.