Pëson ulje çmimi i benzinës në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për karburantin në vend.

Siç shihet dhe nga shifrat, është ulur vetëm çmim i benzinës, me 12 lekë për litër.

Si ka ndryshuar çmimi

-Çmimi i naftës ishte 240 lekë/litri nga data 8 korrik deri në 14 korrik ora 18:00. Sot çmimi i naftës ngelet i pandryshuar

-Çmimi i Benzinës ishte 233 lekë/litri, sot është 221 lekë/litri

-Çmimi i gazit ishte 69 lekë /litër dhe sot ngelet i pandryshuar

Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.