Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Ish dhëndri Besnik Pjetri ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun, ndërsa shkak është bërë divorci me vajzën e tij.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë e Zezë në Lezhë.

Mesohet se dy viktimat ditën e sotme kishin ardhur nga Italia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.