Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte një ndër të ftuarat e koncertit të Noizy-t “Alpha Show”, që u mbajt në shesh në mes të Tiranës.

Madje, ajo ishte ndër artistet që u ngjitën të parët në skenë për të nisur koncertin.

Të gjitha emocionet e bukura të prapaskenës, skenës dhe afterparty-t, Xhensila ka vendosur t’i ndajë në Youtube.

Ajo tregoi “rrëmujën” teksa bënte grimin, rregullonte flokët e zgjidhte veshjen për koncertin.

Xhensila tregoi se në fakt kishte porositur tre veshje nga tre stiliste të ndryshme, mirëpo asnjëra s’i kishte pëlqyer mjaftueshëm. Kështu, në moment të fundit këngëtarja zgjodhi rrobat që kishte veshur grimierja e saj Elona gjatë gjithë ditës në punë.

Në fakt s’bëri gabim, sepse i shkonin dhe dukej sportive dhe seksi njëkohësisht.