Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e sotme para Ministrisë Brendshme po udhëhiqet nga eksponentë të PD-së së Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë së Ilir Metës.
Në ballë të saj, me megafon dhe para mikrofonave të mediave, është shfaqur Altin Goxhaj i cili doli edhe në podiumin e ngritur para kryeministrisë nga PD e Berishës në 7 korrik.
Pasi ka folur për mediat, Altin Goxhaj, për të krijuar tension ka shkuar dhe është përplasur vetë me Policinë e cila ka ruajtur qetësinë.