Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann nis këtë javë misionin e saj në Shqipëri. Ajo u ka dërguar mesazhin e parë shqiptarëve ku është shprehur se çelja e negociatave është një hap i madh dhe një progres për transformim të vendit tonë.
‘Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e negociatave na afron më shumë dhe na bën më të fortë. Na ofron mundësi të shkëlqyera për të konsoliduar progresin e arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj. Unë mezi po pres të punoj me ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian”, thekson Hohmann në mesazhin e saj drejtuar shqiptarëve.’