Një anije me 6000 tonë grurë nga Ukraina po udhëton drejt Shqipërisë. “Jaohar Ranim” pritet të mbërrijë në Durrës më 10 gusht. Gruri po transportohet për një kompani mielli në Tiranë.
Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që prej pushtimit rus më 24 shkurt.
Anija është ngarkuar me mall më 28 korrik në Izmail të Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa. Aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit.
Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.
Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.