Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një ‘intervistë virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme.
Mes të tjerash dikush e ka pyetur blogeren nëse ajo ka menduar që të bëjë zvogëlimin e gjoksit. Armina ka zbuluar se e ka konsideruar në të ardhmen këtë gjë, duke qenë se vuan edhe nga skolioza.
“E kam konsideruar absolutisht, në të ardhmen sepse kam skoliozë. Por jam vërtetë e frikësuar nga çdo lloj operacioni në përgjithësi” – ka shkruar Armina.