Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për mjetet e identifikimit. Begaj thotë se marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.

‘I kënaqur kur dëgjova lajmet për marrëveshjen që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mirënjohje për dialogun që çon në rezultate konkrete dhe mirënjohës për mbështetjen BE dhe SHBA-së.’– shkruan Begaj.