Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Nikolla shprehet se kjo marrëveshje është një hap premtues drejt avancimit të dialogut mes dy shteteve.

“Përshëndes marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëkuptimi dhe vullneti i mirë garantojnë zgjidhje të qëndrueshme. Marrëveshja e sotme është një hap premtues drejt avancimit të dialogut. Mirënjohje për Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Borrell, dhe të dërguarit e ShBA, Escobar dhe BE, Lajçak, për kontributin dhe afrimin e qëndrimeve mes dy shteteve”, shkruan Nikolla në Facebook.