Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se po kryhen punime në disa akse rrugore të vendit në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore.
Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në segmentet Vorë-Maminas dhe Ura e Gjolës-Bubq është bërë rifreskimi i sinjalistikës horizontale.
Sinjalet horizontale të shënuara në rrugë shërbejnë për rregullimin e qarkullimit, për të drejtuar përdoruesit, si dhe për të dhënë udhëzime dhe tregues të dobishëm për sjellje të veçanta që duhen zbatuar.
Autoriteti Rrugor, vlerësoi se investimet për mirëmbajtjen e rrugëve ndikojnë në zhvillimin ekonomik, veçanërisht në zonat rurale.