Zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) sinjalizuan një rritje të re të ndjeshme të normave të interesit në eurozonë në shtator, mes inflacionit të lartë të vazhdueshëm dhe shenjave të humbjes së besimit të publikut në bankat qendrore.
Në korrik, ECB rriti normat bazë të interesit me gjysmë pikë përqindjeje dhe një rritje e ngjashme apo edhe më e lartë pritet në seancën e planifikuar për 8 shtator.
Anëtarja e bordit ekzekutiv të ECB-së Isabel Schnabel, guvernatori i bankës qendrore franceze Francois Villeroy de Galhau dhe homologu i tij letonez Martins Kazaks mbrojtën në fund të javës së kaluar për lëvizje të ashpra ose domethënëse.

“Si probabiliteti dhe kostoja e rrënjosjes së inflacionit të lartë aktual në pritshmëri janë në mënyrë të pakëndshme të larta,” tha Schnabel në një mbledhje jozyrtare të bankierëve dhe zyrtarëve financiarë në Jackson Hole të SHBA.
“Në një mjedis të tillë, bankat qendrore duhet të bëjnë lëvizje të forta,” beson Schnabel.Guvernatori letonez beson se ECB duhet të konsiderojë rritjen e normave të interesit me gjysmën dhe tre të katërtat e një pikë përqindjeje.“Nga këndvështrimi aktual, ato duhet të rriten me të paktën 50 pikë bazë,” tha Martins Kazaks.Ai paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin e recesionit.“Me inflacionin e lartë që kemi, do të jetë e vështirë të shmanget një recesion, rreziku është i madh dhe një recesion teknik ka shumë gjasa”, tha Kazaks.ECB mbështet ekonominë me norma më të ulëta interesi. Aktualisht ato janë ende larg nivelit neutral, i cili sipas vlerësimeve të ekonomistëve është rreth 1.5 për qind.Në korrik, institucioni monetar qendror i

Eurozonës ngriti normën e interesit për depozitat bankare në zero për qind. Norma e interesit për kredinë njëditore për bankat është rritur në 0.75 për qind dhe për ri-financimin e bankave në 0.5 për qind.Villeroy beson se niveli neutral i normave të interesit duhet të arrihet para fundit të vitit, ndërsa Kazaks mendon se ai duhet të arrihet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.Schnabel paralajmëroi gjithashtu se pritjet e inflacionit mund të tejkalojnë nivelin e objektivit afatmesëm prej dy për qind. Ajo theksoi gjithashtu se publiku ka filluar të humbasë besimin në bankat qendrore, sipas sondazheve të opinionit publik.