Supersfida e javës së tretë në Seria A mes Juventusit dhe Romës është mbyllur në barazim me shifrat 1-1.
Në ‘Allianz Arena’ Juventus e nisi me ‘marshin e pestë’, pasi Vlahovic realizoi një supergol me goditje dënimi në minutën e dytë. Kjo i dha zemër bardhezinjve të cilët në minutën e 25 dyfishuan me një supergol të Locatelli-t, por u analua për shkak se më herët Vlahovic preku topin me dorë.
Në vijim Roma mori veten dhe në minutën e 69 Tamy Abaraham barazoi shifrat, të cilat rezultuan edhe përfundimtare. Në fund zhgënjimi ishte më i madh të vendasit, të cilët në një moment e konsideruan të fituar sfidën.