Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve duke rritur me 5 lekë çmimin e naftës dhe me 2 lekë benzinën. Ndërsa gazi mbetet i pandryshuar. Nga sot, nafta do të shitet 221 lekë/litër nga 216 lekë/litër që ishte më parë, benzina me 202 lekë/litër nga 200 lekë/litër që ishte ndërsa gazi mbetet 80 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, njofton Bordi.

Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 1s. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të8:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitje ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.