Qeveria po vijon programin e investimeve në veprat e rëndësishme publike me ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, “investimet totale në ekonomi u rritën 15.5% në tremujorin e parë të këtij viti, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e kërkesës agregate (shuma e shpenzimeve monetare për mallrat)”.

Banka analizon se rritja është kontribut i rritjes së kërkesës për mallra e shërbime, rritjes së normës së shfrytëzimit të kapaciteteve dhe kushteve të favorshme të financimit.
Gjithashtu vëren BSH-ja, ndikim në rritjen e investimeve në ekonomi ka dhënë edhe përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve, që ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e investimeve private.
Rritja e investimeve totale u drejtua si nga rritja e investimeve në ndërtim ,ashtu edhe në investime në makineri dhe pajisje.

Banka analizon se, tregues sasiorë paraprakë dhe rezultatet e përftuara nga vrojtimet sugjerojnë se komponenti i investimeve do të vijojë të kontribuojë pozitivisht në rritjen ekonomike të tremujorit të katërt.

Ndërsa rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, veçanërisht në sektorin prodhues, është faktor nxitës në vendimmarrjen e bizneseve për kryerjen e investimeve të reja.