278 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa persona kanë humbur jetën nga virusi.

Infektimet e reja janë identifikuar nga 645 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 975 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë shënuar 301,288 raste shërimi nga COVID-19.

Aktualisht në Shqipëri janë 7,539 qytetarë aktivë me virusin, ku në spital po marrin trajtim 35 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.