Detaje të reja dalin nga operacioni i bastisjes së servisit në pronësi të babait të Florenc Çapes.
Gazetari Elton Qyno informon se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se do perdorej nga Çapjat dhe Nuredin Dumani për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin.
Makina rezultonte e vjedhur më 8 prill 2019 dhe në dëshminë e Nuredin Dumanit është folur për një makinë të vjedhur që i është vënë në dispizicion grupit që do të merrte pjesë në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Servisi ndodhet në lagjen “Emin Matraxhiu” afër banesës së Florenc Çapjas në Elbasan.
Babai i tij, Fejzulla Çapja është shpallur në kërkim nga policia,ndërsa më parë 64 vjeçari rezulton i kallëzuar në polici edhe nga vellai i Bledar Muçes, Gentian Muça.
Ndërsa djali i tij Florenc Çapja i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale prej vitesh ndodhet ende në arrati.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për një takim që ka pasur me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan.
Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.