Në bashkinë e Durrësit është drejt përfundimit një tjetër etapë e rëndësishme e procesit të rindërtimit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, tha sot se, “vijon puna në 180 pallatet e fundit me shkallë dëmi DS1-DS2-DS3, te të cilët po riparohen fasadat dhe ambientet e përbashkëta”.

“405 pallate, me këto shkallë dëmi, kanë përfunduar deri tani dhe familjet që jetojnë në to u janë rikthyer normalitetit”, tha Sako.

Riparimi i qindra pallateve në Durrës me dëmtime të tilla ka bërë të mundur rikthimin në shtëpitë e tyre të mijëra familjeve të prekura nga tërmeti.