Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa, në Kampionatin Evropian të Atletikës në Gjermani, duke shënuar kështu një tjetër histori të shqiptarëve që korrin sukses me punën, talentin por edhe mbështetjen e vazhdueshme nga autoritetet shqiptare.

Vetë Luiza Gega do të shprehte pak kohë më parë në rrjetet sociale, falenderimet për mbështetjen e marrë nga qeveria shqiptare.

“Jam shume lumtur qe sporti ka marre vemendjen e duhur. Ju faleminderit nga zemra”, i shkruante Luiza Gega, ministres së Arsimit Evis Kushi, në rrjetet sociale.

Kështu, Luiza provon se mbështetja e qeverisë shqiptare ndaj sportistëve nuk ka munguar dhe se ajo ka dhënë frytet e veta.

Në këtë mënyrë kampionia përgënjeshtron edhe ato pak zëra, sic ishte rasti i Zëvendës Ministres së drejtësisë në Kosovë, Nita Shala, e cila shkroi në facebook se “Luiza ia doli pa mbështetjen e qeverisë shqiptare”.