Lara Colturi është skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine.
Kryeministri Edi Rama shkruan se është supertalent i pistës së skive dhe është vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, ndërsa prindërit i ka të dashuruar pas Shqipërisë. Ëndrra e saj, sipas Ramës është ta ngjisë ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës. Ndër të tjera thotë se ka ardhur koha për të investuar në insfrastrukturën e nevojshme që të trajnohen të talentuarit në sportin e skive.
“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë”, shkruan Rama.
Më 30 korrik Colturi arriti të triumfojë në garat e saj në Sllalomin Gjigand. Ajo numëron katër medalje ari, të cilat i ka fituar 2 në garat në Sllalomin Gjigand dhe dy në garat 2 në Sllamom.
Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Për tu theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.
Lara është tashmë në Argjentinë, ku së bashku me stafin e saj do të qëndrojë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shumë se 10 gara për t’u kthyer më pas në Itali. Gjatë qëndrimit atje ajo do zhvillojë gara si në Kili ashtu edhe në Argjentinë.