Dita e parë e muajit gusht ka shënuar fluks udhëtarësh në portin e Durrësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se falë mirorganizimit dhe koordinimit të punës mes të gjithë instancave që operojnë në portin e Durrësit vetëm mëngjesin e sotëm janë përpunuar në kohë rekord 4700 udhëtarë dhe rreth 2700 automjete.

APD ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët.

Duke nisur nga 21 korriku kanë nisur lundrimet me dy rrugë në ditë nga porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas. Me qëllim përballimin e hyrjes së udhëtarëve në rrugë detare ky proces do të variojë në varësi të fluksit dhe në koordinim me autoritetet detare.