Kryeministri Edi Rama ka publikuar shkrimet e mediave prestigjoze spanjolle ku i japin zë bukurive e traditave në vendit tonë.

Rama gjithashtu ka publikuar dhe shifra ku krahasuar me vitin që lamë pas, vendi ynë ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve spanjollë.

“18,820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, përkundër 4,228 vizitorëve të së njëjtës periudhë vitin që shkoi.
Edhe mediat e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle “The Mediterranean Lifestyle””, shkruan Rama.