Çmimet në eurozonë janë rritur si asnjëherë më parë, në korrik rritja ishte 8,9 përqind krahasuar me verën e vitit 2021. Në Gjermani dinamika e rritjes është paksa më e zbutur nga ndërhyrja e shtetit duke shënuar kuotën e 7,5 përqind. Por pavarësisht skontos për çmimin e karburantit dhe aplikimit të abonesë mujore prej 9 eurosh për shërbimin e qarkullimit urban, në shtator duhet të rriten edhe pagat, thote DW. Shumë sektorë të shërbimeve – si parukeritë do të detyrohen që koston e energjisë ta reflektojnë me rritjen e çmimit për shërbimet. Këtyre u shtohen edhe shlyerjet e detyrimeve të kostove të objekteve për vitin në vazhdim gjatë vitit të ardhshëm, kur qiramarrësit të dërgojnë faturat për vitin 2022. Nëse i llogarite të gjitha së bashku rezulton që rritja e çmimit të produkteve është plot 14 përqind. Kjo është një kuotë e lartë e rritjes, por tendenca megjithatë është konstante, mendon Ralph Solveen, ekspert i koniunkturës në Commerzbank.

Kjo për faktin se lëndë të para të caktuara si p.sh. çeliku kanë shënuar rënie të çmimit. Një gjë e tilla sipas tij, le të kuptohet se me gjasë në muajt e ardhshëm do të arrihet piku. Ai e vlerëson këtë si „një sinjal të parë të moderuar, që gjatë vitit të ardhshëm sërish mund të ketë një kuotë pak më të ulët të rritjes së çmimeve. BQE në korrik për herë të parë prej njëmbëdhjetë vjetësh e rriti sërish normën orientuese të interesit. Mendohet se në shtator do të bëjë dhe një rritje tjetër me rreth 50 pikë bazë.