Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në korrik të këtij viti është 614.340 pasagjerë, duke u rritur me 44,8 %, krahasuar me korrikun e vitit të shkuar.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e transportit, sipas të cilit transporti ajror i pasagjerëve zuri 73,6 % të transportit gjithsej gjatë muajit korrik.

Sipas INSTAT-it, edhe numri i fluturimeve u rrit me 33,2 %, krahasuar me muajin korrikun e 2021-shit.

Gjatë periudhës janar-korrik, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.712.918 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.

Ndërsa numri i fluturimeve ajrore, në shtatëmujorin e vitit 2022, është 21.104 duke u rritur me 80,7 %, krahasuar me shtatëmujorin e vitit 2021.