Çmimet e gazit dhe energjisë kanë shënuar një rritje historike edhe në Itali, njesoj si në vendet e tjera europiane, si pasojë e varësisë së tyre nga furnizimet ruse dhe gjendjes së luftës.
Në Itali çmimi i gazit u rrit këtë javë në 321 euro për megawat orë, një normë që grupet italiane të biznesit e cilësuan si “të paqëndrueshme” dhe grupet e konsumatorëve e përshkruan si një “emergjencë”.
Çmimi i gazit në fillim të muajit korrik ishte nën 100 euro për mgw/h.
Ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike shënoi një tjetë rritje këtë javë, duke arritur në 718 euro për megawat orë.