Olaf Scholz u pyet sërish për rolin e tij të dyshuar në aferën “cum-ex”, si ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut. Në seancë u shfaqën emaile të reja të konfiskuara dhe para` të pashpjegueshme te një koleg i partisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mohuar edhe një herë të ketë ndihmuar një bankë të madhe të shmangë kthimin e miliona taksave, kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut.
“Unë nuk kam pasur asnjë ndikim në procedurat tatimore të [Bankës] Warburg ,” tha Scholz kur u mor në pyetje për herë të dytë nga një komision deputetësh të premten, duke shtuar: “Nuk ekziston as treguesi më i vogël që të kem dhënë ndonjë garanci. ”
Marrja në pyetje është pjesë e një hetimi nga Komisioni i Hamburgut për mashtrimin tatimor “cum-ex”, i cili i ka kushtuar qeverisë miliarda.
Sipas kësaj skeme mashtruese, tregtarët evropianë këmbenin shpejt me njëri-tjetrin aksionet e kompanive kur paguheshin dividentë, për të kërkuar lehtësime të shumta tatimore për një pagesë të vetme.
Dhjetëra persona janë akuzuar në lidhje me skandalin në Gjermani, duke përfshirë bankierë, tregtarë, avokatë dhe konsulentë financiarë.
Pse është në vështirësi Scholzi për skandalin cum-ex?
Marrja në pyetje synon të përcaktojë nëse Scholz, i cili shërbeu si kryetar i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, ose anëtarë të tjerë drejtues të Partisë së tij Social Demokrate (SPD) kanë ndihmuar një bankë private me bazë në Hamburg, Warburg, për të shmangur pagesën e miliona taksave.
Komisioni shtron pyetje rreth tre takimeve midis Scholz-it dhe bashkëpronarëve të Warburg Bank në vitet 2016 dhe 2017.
Gjatë pyetjeve për herë të parë nga komisioni, Scholzi pranoi se kishte marrë pjesë në këto takime, por tha se nuk i kujtonte detajet e përmbajtjes së tyre.
Christian Olearius, një nga pronarët e Warburg-ut, megjithatë, dëshmoi se Scholzi e këshilloi atë për një mënyrë të mundshme për të shmangur rimbursimin e 47 milionë eurove në taksa mbi fitimet kapitale të rimbursuara gabimisht.
Pretendimi më vonë u tërhoq nga autoritetet tatimore për shkak të një statuti kufizimesh, por bankës përfundimisht iu desh të paguante dhjetëra milionë euro nën presionin e qeverisë federale të Angela Merkel.
Sipas disa mediave gjermane, hetuesit kanë sekuestruar emailet e ish-menaxherit të zyrës së Scholz, të cilat sugjerojnë se kryetari i atëhershëm i bashkisë së Hamburgut mund të ketë fshehur të dhëna në lidhje me rastin.
Frankfurter Allgemeine Zeitung, e afërt me konservatorët, shkruan se emailet qartazi “inkriminojnë” Scholz-in.
Dokumentet e tjera të konfiskuara së fundmi sugjerojnë se Scholzi e ngriti çështjen e rimbursimit drejtpërdrejt me Oleariusin, megjithëse mohoi ta kishte bërë këtë.
Për të shtuar misterin rreth çështjes, raportet tregojnë se një ish-deputeti socialdemokrat, Johannes Kahrs, u gjet në zotërim të rreth 200.000 eurove në një kasafortë bankare. Megjithatë, nuk është e sigurt që ky zbulim të ketë lidhje me skandalin financiar.
I pyetur për këto para në një konferencë shtypi të verës së fundit, Scholzi tha: “Unë jam po aq kurioz sa ju dhe sigurisht që do të doja të dija nga vijnë.”
Scholzi gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me skandalin cum-ex-it gjatë konferencës të tij për shtyp të verës.
Olaf Scholz si kryetar bashkie i Hamburgut, 02.05.2017
Një kancelar i trazuar
Pasi shërbeu si kryebashkiak i Hamburgut, Scholzi shërbeu si ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Angela Merkelit nga viti 2018, përpara se të bëhej kancelar pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Vlerësimi i tij në popull është aktualisht shumë i ulët, pjesërisht për shkak të asaj që disa e perceptojnë si reagimi i tij i ngadaltë ndaj pushtimit rus të Ukrainës, megjithëse mbështetësit e tij kanë përshëndetur atë që ata e konsiderojnë kujdes të duhur në një situatë shumë delikate.
Scholz-i gjithashtu përballet me sfidën e detyrimit për të siguruar popullin gjerman për mungesat e mundshme të energjisë dhe kostot e larta të ngroh