Vermoshi, 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, është kthyer në një prej destinacionet e reja turistike alpine.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjete sociale, një fotokartolinë nga Vermoshi, ku shihet pamja piktoreske e kësaj zone me bukuri natyrore e gjelbërim, krahas investimeve në bujtina dhe pika agruturike, që po e kthejnë dita-ditës këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një nga destinacionet më të preferuara nga vizitorët në çdo stinë të vitit.
“Vermoshi. Beautiful Albania”, shkruan Rama.
Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Ai është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit.
Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.