Chelsea ka arritur të marrë me sukses 3 pikë ndaj Leicester në kampionat. Blutë e Londrës triumfuan 2-1, në një sfidë që filloi jo mirë për ta.

Në minutën e 28-të, Gallager merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin e Tuchel me një lojtar më pak. Kjo motivon edhe më shumë Chelsean që në pjesën e dytë realizon 2 gola me autor të njëjtë, Sterling. “Dhelprat” u zgjuan me Barnes, por vetëm kaq, pasi rezultati do ishte i pandryshueshëm deri në fund.

Sa i përket Armando Brojës, sulmuesi kuqezi shijoi nga pankina këtë fitore. Takimi i radhës për londinezët është në Southampton, ndërsa Leicester pret në King Power Stadium, Manchester United.