Kompania guaskë ‘Dorelita Limited’ e cila ka paguar paratë e lobimit që Lëvizja Socialiste për Integrim ka kryer në Shtetet e Bashkuara është regjistruar në Qipro më 14 nëntor 2013.

Nga kërkimi në internet kompani rezulton të ketë status aktiv dhe drejtor i saj është shtetasi Iraklis Fidetzis. Por informacione të tjera për kompaninë dhe përfaqësuesin e saj nuk gjendet, duke qenë se Qipro është parajsë fiskale dhe nuk jepen detaje të aktivitetit të këtyre lloj bizneseve.

Ajo që dihet për Iraklis Fidetzis, sipas kallëzimit të bërë nga deputeti Halit Valteri është lidhja e tij me ish-deputetin e LSI Vangjel Tavo. Në denoncim sqarohet se ‘Dorelita Limited’ është kompania e Ilir Metës por që drejtohet nga Fidetzis./EuroNews