Gazetarja ruse, Daria Aslamova e cila u ndalua një ditë më parë në hyrje të Kosovës është shpallur person ‘non grata’. Aslamova u shpall person i padëshiruar nga ministri i i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’’, njofton se i është ndaluar hyrja për 5 vite në Kosovë.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.