Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga Porti i Vlorës prej nga ku janë shtuar qytetarët dhe pushuesit që vijnë për pushime në vendin tonë.
Përmes disa fotove që tregojnë fluksin e madh të automjeteve që zbresin çdo ditë nga tragetet e udhëtarëve edhe përmes portit të Vlorës Rama shprehet se së shpejti ankorimi do jetë edhe më komod me portin e ri që po ndërtohet në qytetin bregdetar.
Postimi i Kryeministrit Edi Rama:
Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht çdo ditë në Portin e Vlorës.
Së shpejti do të kemi portin e ri për të cilin ka nisur puna, me hapësira, kushte e standarde krejt të reja, si edhe Marinën e Vlorës ne vend të këtij porti ekzistues.