Një tjetër anije a ngarkuar me drithëra është nisur nga Ukraina, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë. Anija u nis nga porti Chornomorsk i Ukrainës mëngjesin e të enjtes.
Numri i anijeve të ngarkuara me grurë që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës shkon në 25 me atë që u nis sot, Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit.
Anija “I Maria” me flamur Belize është e ngarkuar me misër, dhe katër anije të tjera do të mbërrijnë në portet e Ukrainës të enjten për t’u ngarkuar me grurë.
Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.