Ukraina vuri në lëvizje një iniciativë të re për të përforcuar lidhjet e saj me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike, njoftoi të hënën Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës.
“Sot u themelua një format i ri diplomatik dhe i sigurisë, ‘Iniciativa e Kievit’. Fqinjët evropianë të Ukrainës tashmë po marrin pjesë në punën e saj. Këto janë Polonia, Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe shtetet baltike. Do të përfshijmë gradualisht edhe vende të tjera. Në formatin “Nisma e Kievit”, puna zhvillohet në nivel të këshilltarëve të politikës së jashtme të krerëve të shteteve”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas e përshkroi nismën si “një linjë shumë premtuese e punës sonë në drejtimin euroatlantik”.
Zelensky po ashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të shtojnë një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke thënë se “sa më i gjatë të jetë intervali midis paketave të sanksioneve, aq më i madh është guximi i Rusisë”.
Në fjalimin e tij, Zelensky njoftoi po ashtu se operacionet e kërkimit pas një sulmi rus kundër një ndërtese banimi në Kharkiv javën e kalua