Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetari të Aleancës për Shqiptarët. Shkas për këtë është disfata e thellë e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme për këshillin komunal në Tetovë.
Aleanca për Shqiptarët ka fituar asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte 3 të tillë.
Sela tha se nuk priste një rezultat të tillë andaj edhe merr përgjegjësinë.
“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela.