Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e mjeteve identifikuese, ku tashmë qytetarët e dy vendeve do udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ kreu i ekzekutivit shkruan se është: Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot.