Ministrja e Jashtme Olta Xhacka ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e mjeteve identifikuese. Ajo e konsideron një lajm të mirë jo vetëm për dy shtetet, por për të gjithë rajonin teksa ka falënderuar dhe BE-në lehtësimin e dialogut.
“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan Ministrja në Twitter.