Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një dëgjesë publike lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive se gjatë kohës që kanë qenë të palejuara, ka “lulëzuar” aktiviteti në të zezë nga organizatorë të cilët janë të skeduar si profile të larta kriminale.

“Sot jam shumë i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe brenda nesh kemi diskutimin tonë.

Ministrja e Sportit ka tendencën të jetë më shumë në krahun tuaj se të ardhurat nga një aktivitet i formalizuar do ishin të konsiderueshme në funkson të sportit, rinisë, kulturës.

Ministri i Brendshëm është këtu se kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë për t’i parandaluar dhe çuar para ligjit më pas organizatorët e basteve online në të zezë, ku ka pasur dhe ka një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale dhe drejtori i agjencisë së lojërave të fatit që mbulon pjesën ligjërisht e qartë dhe ska kompetenca ta ndjekë aktivitetin ne te zezë”.

Sipas Ramës, “kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësinë të shohim dy anë të medaljes, anën pozitive dhe negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online, në të zezë, ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet, një përpjekje që ka pasur rezultatet e veta por ka hasur dhe vështirësitë e veta objektive”.