Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Kështu bëri me dije në një konferencë për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.

‘Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhiret e ekonimisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit.

Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare t ë ketë një performancë pozitive dh inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit.

Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit.’- u shpreh ministrja.

Ministrja tha se kemi pasur një rritje të eksporteve me 40% në vlerë dhe në volum janë ulur me 5%. Ndërsa sa u përket importeve, në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje të importeve me 8%.

‘Importet ne vlere janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%. Kemi pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.’- tha ministrja.