Për shkak të mbylljes për qarkullim të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje si rezultat i bllokimit të rrugëve nga serbët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon nga të gjithë personat që janë duke udhëtuar drejt Kosovës të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e MPJD-së.