Një 69-vjeçar nga Berati ka ndërruar jetë nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 309 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me covid 56 qytetarë.
Prej tyre, 16 kanë rezultuar në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.
Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (29 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 370
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 309
Testime totale 1,959,469
Raste pozitive 327,425
Raste të shëruara 320,621
Raste Aktive 3,222
Humbje jete 3,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,460
Fier 341
Elbasan 265
Durrës 227
Shkodër 220
Korçë 200
Vlorë 169
Gjirokastër 117
Berat 89
Lezhë 69
Dibër 54
Kukës 11