Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për Marinën turistike të Durrësit, midis palës shqiptare dhe shoqërisë “Eagle Hills Real Estate Development”, të përfaqësuar nga Z. Mohamed Ali Rashed Alabbar.
Pas nënshkrimit do të nisë puna për ndërtimin e fazës së parë sipas Masterplanit të miratuar, pa cenuar volumin e mallrave dhe pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Gjatë fjalës së saj Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se: “ Ky është një projekt që finalizohet pas një negociate të gjatë prej tre vitesh, ku kemi qenë të kujdesshëm në çdo hap që do të hedhim në të ardhmen. Kemi të bëjmë me dy miliardë dollarë investim, i cili ëshët një shifër e konsiderueshme jo vetëm për investimet në Shqipëri por edhe për ato në rajon, që do të sjellë një rritje të madhe ekonomike.”
Zv.Kryeministrja shtoi se me këtë projekt madhor do marrin hov një sërë fushash, që nga turizmi, peshkimi dhe krijimin e marinës elitë të jahteve.
Para se të niste ky projekt ka pasur shumë ankesa për ndotjen akustike nga qytetarët e Durrës, që operimet e portit aktual sillnin për qytetin. Një port i cili është ndërtuar shumë herët dhe kur Durrësi nuk kishte këtë zhvillim si sot. Duke marrë parasysh të gjitha ankesat dhe për të zhvillua strategjinë detare, kemi vendosur që më para se ky projekt të niste, porti të zhvendosej në një zonë ku nuk shkaktonte ndotje.
Balluku shtoi se ky port ka edhe dy element të rëndësishëm, si lidhjen përmes një hekurudhe me Prishtinën dhe një pjesë fundore që do t’i dedikohet operacioneve ushtarake të NATO-s si me bazën e Kuçovës.